Qysh me i ditë cilave grupe të gjakut mund t’i dhurojmë gjak?

nga Argjenda Selmani

Cilat grupe të gjakut mund të dhurojmë gjak? Edhe pse të gjitha grupet e gjakut përbëhen nga shumë elemente të njëjta, ato dallojnë nga njëra-tjetra. Në fakt, ekzistojnë tetë grupe të gjakut që janë më të njohura.

Ato dallohen nga prania apo mungesa e disa antigjenve (substanca të jashtme që mund të nxisin reagimin e sistemit imunitar duke krijuar anti-trupa).

Grupet e gjakut

Pasi që disa antigjene mund të shkaktojnë sistemin imunitar të sulmojë gjakun e injektuar të pacienti, transfuzioni i tij bëhet me kujdes duke pasur parasysh llojet e gjakut te cilat mund t’i dhurojnë njëra-tjetrës.  Ekzistojnë katër lloje kryesore të gjakut të cilat përcaktohen nga prezenca apo mungesa e dy antigjeneve -A dhe -B në sipërfaqen e qelizave të kuqe të gjakut:

  • Grupi A – ka vetëm antigjenin A në qelizat e kuqe (dhe antitrupa B në plazmë)
  • Grupi B – ka vetëm antigjenin B në qelizat e kuqe (dhe antitrupa A në plazmë)
  • Grupi AB – ka të dy antigjenët A dhe B në qelizat e kuqe (por nuk e ka asnjërin antitrup në plazmë)
  • Grupi 0 – nuk e ka asnjërin antigjen në qelizat e kuqe (dhe nuk ka asnjërin antitrup në plazmë)

Ilustrimet

Figura e mëposhtmë paraqet ilustrativisht se cilat grupe të gjakut mund të dhurojnë apo mund të marrin nga grupe të caktuara:Grupe te Gjakut Përpos antigjeneve A dhe B ekziston edhe lloji i tretë antigjen që quhet faktori Rh, i cili mund të jetë prezent (+) apo joprezent (-). Në përgjithësi gjaku Rh negativ i dhurohet pacientëve me gjak Rh negativ apo edhe Rh pozitiv. Ndërsa gjaku Rh pozitiv mund t’i dhurohet vetëm gjakut Rh pozitiv.