Qysh me i ditë dëmet nga teknologjia tek fëmijët?

nga Argjenda Selmani

Nëse më përpara fëmijët qanin kur u merrje lodrat nga duart, tani qajnë kur u merr celularin. Ndonëse prindërit mahniten pas aftësisë që ka një i vogël për të naviguar në internet, vlen për t’u thënë se kjo rutinë shkakton jo pak probleme në zhvillimin mendor të fëmijëve.

Një studim i ri i paraqitur këtë javë në Pediatric Academic Societies Meeting, paraqiti të dhëna tronditëse rreth fëmijëve 6 muaj deri në 2 vjeç që përdornin tabletët apo celularët rregullisht. Hulumtimi, i udhëhequr nga Dr Catherine Birken, zbuloi një lidhje mes kohës së kaluar para ekranit dhe vonesës së fëmijëve për të folur. Prindërit e rreth 900 fëmijëve raportuan kohën që kalonin fëmijët e tyre me celularë dhe studiuesit më pas vlerësuan zhvillimin e gjuhës tek këta fëmijë. Specialistët dolën në përfundimin se për çdo 30-minuta para ekranit rritet me 49% rreziku i prapambetjes së lobit të të shprehurit. Ky hulumtim nuk ka gjetur ndonjë lidhje tjetër midis fushave të tjera të komunikimit si gjuha e trupit dhe aftësitë sociale.

Përdorimi i teknologjisë me ushtrime

Një ekuilibër i shëndetshëm i teknologjisë me aktivitetin fizik është një gjë e mrekullueshme për ju dhe fëmijën tuaj. Video në youtube (tutorial) online japin udhëzime për çdo sport në të cilin fëmija juaj dëshiron të marrë pjesë ose të provoj. Për shembull. fëmijët mund të shikojnë bazat e basketbollit, dhe kur të dalin, ata mund të praktikojnë, duke ushtruar gjujtje,hapat ,basketboll, futboll, boëling, çdo lloj vallëzimi. Ju mund të bëni shumë lloje të gjërave nga shtëpit e qenëve për të rregulluar oborrin përmes tutorialeve nga interneti , dhe thjesht organizoni shëtitje në natyrë përmes hartave të Googles. Idet janë të gjithkun rreth jush. Për atë drejt në internet dhe jasht!