Qysh me i ditë llojet e kokëdhimbjes?

nga Argjenda Selmani

Dhimbja e kokës mund të shoqërohet me dehidratim, lodhje e simptoma të tjera.  Mirëpo llojet e kokëdhimbjes dallojnë nga njëra-tjetra. Njerëzit mund të mendojnë se thjesht e kanë nga lodhja, por këto të fundit mund të paralajmërojnë dhe praninë e një sëmundjeje. 

Ekzistojnë katër lloje kryesore të dhimbjes së kokës dhe secila prej tyre mund të thotë diçka për shëndetin, por e rëndësishme është të dalloni dhimbjet nga njëra- tjetrën.

1. Dhimbje koke shkaktuar nga tensioni i kokës

Një dhimbje koke tensioni është lloji më i zakonshëm i dhimbjes së kokës. Ajo ndjehet si një dhimbje e vazhdueshme ose presion rreth kokës, sidomos pas kokës dhe qafës. Ekspertët besojnë se kjo lloj dhimbje koke mund të shkaktohet nga tkurrja e qafës dhe muskujt, e cila mund të jetë një përgjigje ndaj stresit.

2. Migrenë

Migrena prek rreth 38 milionë burra, gra dhe fëmijë vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Migrena është më shumë se vetëm një dhimbje koke dhe shoqërohet me të vjella, marramendje, ndjeshmëri ekstreme ndaj dritave dhe erës.

3. Dhimbja te zona e syve

Kjo dhimbje zakonisht prek zonën e syve dhe prek më shumë meshkujt sesa femrat. Shkaku është i panjohur, por kjo lloj dhimbje koke ndodh kur një rrugë nervore me bazë në tru është aktivizuar.

4. Dhembja e sinuseve

Kjo është një nga llojet e kokëdhimbjes më të pa durueshme. Dhimbja e kokës nga sinuset e bllokuara apo të infektuara shoqërohet me ethe dhe presion rreth syve, ballit dhe mollëzave.

Duke klikuar këtu ju mund të lexoni qysh me lehtësu kokëdhimbjen me tre mënyra të thjeshta.

 

banner