Qysh me ditë përfitimet që ka çokollata si embëlsirë?

nga Argjenda Selmani

Çokollata është një prej ushqimeve më të preferuara për shumicën e njerëzve. Tashmë përveç shijes së mirë ka dhe një sërë efektesh, siç është rritja e përqendrimit dhe e kujtesës.

Në fakt do të habiteni se sa shumë të mira shëndetësore mund të vijnë nga çokollata nëse ajo përdoret në mënyrë të arsyeshme. Kur t’i lexoni të gjitha këto fakte do të keni një mendim tërësisht tjetër për të. Ju nuk do ta shihni çokollatën vetëm si desert por edhe si vlerë ushqyese.

Përmirëson kujtesen

Studiuesit panë efektet e saj tek disa persona dhe nga hulumtimi u zbulua se ata persona që hanin të paktën një çokollatë në javë patën performancë më të mirë se ata që nuk konsumonin, në testimet e trurit që u bënë. Kjo mund të jetë për shkak të një komponenti që quhet “flavanols” të cilat gjenden me bollëk tek çokollata e zezë dhe më pak tek çokollata e bardhë. “Flavanols” janë antioksidantë, përbërës që zëvendësojnë qelizat e vdekura.Megjithatë mjekët këmbëngulin që çokollatë duhet të konsumohet në bazë të një dietë të shëndetshme dhe pa e tepruar. Vetëm në këtë mënyrë do sjell përmirësim të kujtesës apo aktiviteteve të tjera të trurit. Pa shkaktuar dëme në organizëm.

Pse është e mirë për trupin tuaj?

Rrit dhe përmirëson kolesterolin “e mirë”, paraqet një parandalim të mirë kundër sëmundjeve kardiovaskulare, ndërsa vlera e sheqerit nuk rritet në masë të madhe nga konsumimi i çokollatës.

Pse është e mirë për trurin tuaj?

Ndikon mirë në disponim, jeni energjik dhe më të lumtur pas konsumimit të saj, dhe njëkohësisht ju mbron nga stresi.

Përmirëson shikimin

Duke qenë se është një ushqim që përmirëson qarkullimin e gjakut në tru, çokollata e zezë është efikase edhe për qarkullimin e gjakut drejt retinës, duke përmirësuar kështu shikimin.

Rrit përqendrimin dhe të mësuarin

Gjithnjë falë qarkullimit të gjakut në tru, është e dobishme për t’iu mbajtur zgjuar dhe më aktivë. Çokollata e zezë lehtëson edhe procesin e të mësuarit.

Mike e zemrës

Të hash çokollatë të zezë të ndihmon në uljen e kolesterolit të keq në gjak (LDL kolesterolit), tensionin e gjakut dhe si pasojë ul rrezikun për një sëmundje të koronareve në të ardhmen.