Qysh me i ditë simptomat e mungesës së zinkut?

nga Argjenda Selmani

Zinku, përveç hekurit, është minerali më i pranishëm në organizmin e njeriut. Mirëpo me i ditë simptomat e mungesës së zinkut? Zinku ndikon në lëkurë, flokë dhe thonj, ndërsa luan rol të rëndësishëm edhe në libido dhe funksionimin e sistemit imunitar. 

Shumë njerëz përballen me mungesë të zinkut, ku sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë një e treta e njerëzve vuan nga mungesa e këtij minerali në organizëm. Kjo më së shumti godet personat vegjetarianë. Zinku është i pranishëm më së shumti në mishin e kuq.

Studimi i publikuar në revistën “Nutrients” tregon se femrat që hanë më pak se 40 gramë të mishit të kuq në ditë rrezikohen katër herë më shumë që të kenë mungesë të zinkut, krahasuar me ata që konsumojnë 70 gramë mish në ditë.Mungesa e zinkut ndikon në dobësimin e sistemit imunitar, lodhje, libido të ulët dhe ngadalësim të shërimit të plagëve.

Simptomat e mungesës së zinkut janë:  

  • Rënia e flokëve
  • Thonjtë e egër me njolla të bardha
  • Nuk i keni dhëmbët e bardhë
  • Shpesh jeni të prekur nga herpesi
  • Probleme me lëkurën

Për të mos krijuar mungesë zinku në trup, duhet të konsumojmë ushqime që e përmbajnë me tepri atë. Ne, po ju tregojmë disa prej tyre: 

Peshqit dhe frutat e detit

Sidomos gaforret (të pasur me fosfor, selen, kalium dhe natrium), duhen konsumuar të freskëta dhe të gatuhen për pak minuta, në mënyrë që të mos i ndryshohen vetitë ushqyese.

Djathi

Duhet të konsumohet me moderim, por është një burim i mirë i proteinave, vitaminave, yndyrnave dhe mineraleve të tjera. Gjithashtu, ka një vlerë të lartë ushqyese.-Gruri: përveç zinkut përmban sasi të mëdha të proteinave, lipideve, vitaminave, fosfor, kalium dhe kalcium. Në grurë janë të pranishme gjithashtu fibra, që ngadalësojnë thithjen e karbohidrateve dhe sheqer, duke e zvogëluar formimin e lipideve-Maja birre: Në 100 gr maja ka mbi 10 mg të zinkut. Përveç kësaj, ajo është e pasur gjithashtu  me vitamina të grupit B, vitaminë E dhe H dhe lipoproteina, fosfor, por ka edhe kalium, magnez, kalcium, selen, hekur dhe mangan.

Arrat:

Të konsumosh 3 ose 4 në ditë, do të thotë që e ke furnizuar mirë trupin me zink dhe me oligoelementë të tjerë.

Thjerrëzat:

Janë të pasura me fibra, minerale, vitamina, antioksidantë dhe ndihmojnë kujtesën, sistemin nervor dhe janë një antidepresant natyror.

Veza:

Në mënyrë të veçantë, e verdha e vezës është një burim i vlefshëm i zinkut, fosforit, hekurit dhe vitaminave A, B1, D.