Qysh me i ditë ushqimet që parandalojnë gripin?

nga Argjenda Selmani

A i dini ushqimet që parandalojnë gripin? “Ne jemi çfarë hamë”, është kjo një shprehje e përdorur nga nutricistët dhe e cila dita-ditës po merr kuptim. Shprehja shpjegon thjesht se të ushqyerit me ushqime të shëndetshme ndihmon në të qenit të shëndetshëm. Ju nuk mund ta nënvlerësoni rëndësinë e të ushqyerit të mirë kur bëhet fjalë për sistemin tuaj imunitar. Vitaminat, mineralet, antioksidantët,  janë përbërësit që e mbajnë trupin tuaj të fortë  dhe ndihmon në shmangien e infeksioneve.

Mos harroni se sistemi imunitar luan rol shumë të rëndësishëm në mbrojtjen e trupit tonë nga çdo agjent i huaj. Për rritjen e sistemit imunitar, përpos higjienës së mirë, janë të domosdoshme një dietë e mirë, aktivitetet fizike, braktisja e duhanit dhe alkoolit, sikurse duhet të bëni një gjumë të mirë natën dhe ta menaxhoni si duhet stresin. Në këtë rast marrja e probiotikëve përmes ushqimit, do të ishte e mirëseardhur.

Probiotikët mund të nxisin në mënyrë shumë pozitive sistemin imunitar. Ushqimet që ofrojnë baktere të mira apo miqësore, të domosdoshme për aparatin tretës, janë ushqimet e fermentuara:  kosi, turshitë e ndryshme, kefiri, lakra turshi, djathi i butë etj. Shumica e probiotikëve duhet të mbahen në frigorifer, për të zgjatur afatin e tyre.

Ne po ju rendisim ushqimet që parandalojnë gripin

  • Peshku
  • ​Hudhra
  • Agrumet
  • Kosi
  • Kërpudhat
  • Qumështi
  • Çaji
  • Speci i kuq
  • Boronicat
  • Çokollata e zezë