Qysh me i ditë ushqimet që përmirësojnë funksionin e mëlqisë?

nga Argjenda Selmani

Mëlçia është një nga organet më të rëndësishme të trupit të njeriut, e cila është e lidhur direkt me aparatin tretës.  Prandaj funksionimi i mëlqisë është shumë i rëndësishëm. Kur mëlçia është e infektuar me parazitë dhe toksina, gjëja e parë që duhet të bëni është të ndryshoni regjimin ushqimor.

Për një mëlçi të shëndetshme ju rekomandojmë këto ushqime

  • Domatet: Domatet janë shumë të pasura me glutation, një proteinë e rëndësishme që detoksifikon mëlçinë.
  • Qitro: Fryti i qitros detoksifikon trupin tuaj dhe përmirëson funksionin e mëlçisë.
  • Agrumet: Agrumet janë një zgjedhje shumë e mirë për të stimuluar mirëfunksionimin e mëlçisë.
  • Shafrani i Indisë: Luan rol si detoksifikues i mëlçisë.
  • Molla: Një mollë në ditë, mban larg toksinat nga mëlçia për një vit.
  • Hudhra përmirëson funksionet e mëlçisë.

Rëndësia e ushqyerjes së shëndetshme për Mëlçinë

Përzgjedhja e ushqimeve të duhura e të shëndetshme është e një rëndësie të madhe për shëndetin e mëlçisë. Mëngjesi konsiderohet si vakti më i rëndësishëm i ditës për mirëqenien e mëlqisë dhe sipas ekspertëve ai ofron përfitime të larmishme në organizëm. Një mëngjes i mirë dhe i bollshëm arrin të:

Rrisë nivelet e energjisë,
Përmirësojë metabolizmin,
Zvogëlojë masën trupore,
Përmirëson aftësitë e të nxënit,
Stabilizon nivelet e sheqerit në gjak,
Ul ndjeshmërinë ndaj insulinës,
Zvogëlon sasitë e depozitave dhjamore në mëlçi.
Këto përfitime i japin mëngjesit statusin e merituar të vaktit më të rëndësishëm të ditës.