Qysh me i ditë 10 ushqime që përmirësojnë humorin?

nga Argjenda Selmani

Të dhënat studimore konfirmojnë se ka disa ushqime përmirësojnë humorin duke nxitur çlirimin e disa hormoneve të mira në tru. Mirëpo cilat janë ushqimet që përmirësojnë humorin dhe si ndodh saktësisht kjo?

Humori i keq shpërthen si pasojë e dozave të ulëta të dopaminës dhe serotoninës, dy hormone që prodhohen në tru e që janë përgjegjëse për mendime të gëzuara dhe ndjenja pozitive. Më poshtë ju mund të mësoni se cilat ushqime e bëjnë të mundur, apo e nxisin, që kjo të ndodhë.

Ja 10 ushqime që përmirësojnë humorin?

  • Çokollata e zezë
  • Farat e kungullit
  • Salmoni
  • Bananet
  • Patatet
  • Elbi
  • Thjerrëzat
  • Bajamet
  • Ananasi
  • Arrat

Mos harroni se mungesa e dopaminës dhe serotoninës mund ta bëjë një person të ndihet i acaruar, në depresion apo në ankth. Rrjedhimisht është shumë e rëndësishme që truri të ushqehet me ushqime që nxisin prodhimin e këtyre hormoneve. Pra me ushqime që përmirësojnë humorin. 

Një regjim i shëndetshëm ushqimor mund të përmirësojë humorin në përgjithësi, por ushqimet e mëposhtme arrijnë të përmirësojnë humorin në mënyrë krejt natyrale dhe menjëherë. Prandaj kur  e shihni vetën se nuk po ndiheni mirë shtoni njërën nga këto ushqime në dietën tuaj.  Mos i nënvlerësoni aftësitë e këtyre ushqimeve. Ato padyshim që do t’ju bëjnë të ndiheni më mirë.