Qysh me i ditë vendet që nuk duhet vizituar?

nga Argjenda Selmani

Norilsk (Rusi)

Norilsku u krijua në vitin 1935 si një gulag në Siberi. Për ata që jetojnë ende atje, jeta nuk mund të bëhej më e keqe. Qyteti është seli e kompleksit më të madh të fonderive në botë. Çdo vit, në ajër lirohen mbi katër milion tonë plumb, nikel, arsenik, zink dhe përbërje të tjera shumë helmuese.

Sukinda (Indi)

Kromi jovalent është një metal i rëndë, i përdorur për prodhimin e çelikut të paoksidueshëm dhe për ngjyrosjen e lëkurëve, por në të njëjtën kohë ai është kancerogjen nëse përthithet apo gëlltitet. 60% e ujit të pijshëm të qytetit përmban dy herë më shumë krom se standarti i lejuar.

Tianying (Kinë)

Një qytet industrial, si shumë tyë tjerë në Kinë, por ky vend prodhon më shumë se gjysmën e plumbit në vend. Për shkak të teknologjisë së vjetëruar dhe mungesës së rregullave, shumë metale toksike përfundojnë në tokën dhe në ujrat përreth Tianyingut.

Dzerzhinsk (Rusi)

Potuajse 300 mijë tonelata mbetjesh kimike kanë lejuar qytetin që të fitojë rekordin aspak të lakmueshëm të kësaj discipline në Librin e Rekordeve Guinness. Disa prej materjaleve kimike klasifikokohen si jashtëzakonisht të rrezikshëm për shëndetin e njeriut.

qytetet-qe-nu-kduhet-vizituar