Qysh me i fshi dosjet nga kompjuteri pa i dërguar në Recycle Bin?

nga Argjenda Selmani

Nëse jeni përdorues i Windows dhe punoni me shumë dosje, atëherë fshirja e tyre duke i dërguar në Recycle Bin është vetëm humbje kohe. Për ti fshirë dosjet direkt, pa i dërguar ato në Recycle Bin atëherë: 1.Në aplikacionin e Recycle Bin, klikoni në anën e djathtë të miut dhe klikoni në Properties. 2.Në kutinë e Properties zgjidhje opcionin Do not move the files to the Recycle Bin. 3.Klikoni OK. 4.Pasi të keni kompletuar këtë, dosjet do të fshihen direkt pa u dërguar në Recycle Bin.