Nëse inboxi juaj në hotmail është mbushur me mesazhe, dhe ju nuk keni kohë për ti fshirë ato duke selektuar të gjitha mesazhet në faqen e caktuar, atëherë ekziston një mënyrë tjetër për fshirjen e të gjitha mesazheve, qofshin ato edhe 1 mijë apo 2 mijë brenda pak sekondave.
Hapi 1: Siç shihet në fotografinë më poshtë, tek shigjeta e kuqe, klikoni butonin i cili shërben për selektimin e të gjitha mesazheve.
Hapi 2: Pastaj në anën e djathtë të butonit shkruan “35 items selected…” Klikoni në tekstin “Select everything” me ngjyrë blu, siç shihet në fotografinë më lart.
Hapi 3: Siç shihet në fotografinë në vijim, klikoni butonin “Delete”.
Hapi 4: Pasi të klikoni butonin “Delete”, hapet kutia si në fotografinë më poshtë, klikoni në butonin “Empty” dhe brenda pak sekondave çdo email në inboxin tuaj do të fshihet.