Qysh me i kqyr Lojërat Olimpike ‘Londra 2012′?

nga Argjenda Selmani

Sigurisht deri tani keni mësuar se të drejtat për transmetimin e Lojërave Olimpike në Shqipëri i përkasin RTSH, derisa në Kosovë transmetohen në RTK.

Kryesisht janë televizionet publike të vendeve evropiane që transmetojnë LO ‘Londra 2012’ e që janë edhe anëtare të EBU-së. Skema e kanaleve publike është shumë e ngjeshur dhe bazohet kryesisht në garat ku paraqiten sportistët nga ai vend, në këtë rast garat e përfaqësuesve të Shqipërisë mund ti shihni në RTSH dhe RTK.  RTSH sipas atyre që kanë marrës digjital tokësor ka lansuar kanalin RTSH Sport, derisa do të përdor edhe kanalin e dytë për transmetimin e ngjarjeve nga olimpiada në Londër.

RTK ka një kanal dhe transmetime shumë të kufizuara. Ata që posedojnë shërbime kabllore apo satelitore të platformave vendase mund të drejtohen ka Eurosport të shohin kryesisht finalet e sporteve individuale. Kanali Eurosport do të transmetoj vazhdimisht gara nga olimpiada derisa Eurosport 2 mbetet i përkushtuar për sportet tjera jo-olimpike. Nëse keni antenë dhe marrës satelitor mund të gjeni shumë lehtë kanalet që transmetojnë LO  ‘Londra 2012’, e siç cekëm më lartë janë kryesisht kanalet publike të vendeve përkatëse. Janë edhe disa kanale që transmetojnë të lira në satelit si ARD/ZDF, TRT, RAI2, BBC, Dubai Sports, etj. Listën e transmetuesve të ‘Londra 2012’ e gjeni në http://www.olympic.org/content/broadcaster-home/#europe.

Në internet ngjarjet mund ti shihni në EurosportPlayer.com që pak sa zhgënjyes po transmeton vetëm ngjarjet që mund ti shihni në kanalin Eurosport, pra nëse mund të shihni këtë kanal ky shërbim nuk është i nevojshëm, pasi transmetojnë të njëjtat ngjarjeve veçse në internet dhe pajisje mobile. EBU-ja transmeton ngjarjet në internet në 12 kanale (pa komentim). Megjithatë problemet e para janë shfaqur tek disa përdorues që nuk mund të shohin këto kanale. Këto duket të jenë probleme teknike, pasi disa mund të shohin këto kanale e disa jo.

Ankesë kryesore duket të jetë lloji i shfletuesit që përdorni (për momentin Internet Explorer ka funksionuar. Kanalet mund ti gjeni në këtë adresë: http://www.eurovisionsports.tv/london2012/index.html derisa skemën programore e gjeni këtu http://www.eurovisionsports.tv/london2012/epg/index.html (mos harroni të vendosni kohën tonë lokale GMT+2). Këto janë mënyrat legale për të shikuar Lojërat Olimpike ‘Londra 2012’, dhe për të shijuar çdo ngjarje në maksimum, në Shqipëri, Kosovë dhe në mbarë Ballkanin. Shikim të kënaqshëm Luan Morina