Qysh me i largu rrathët e zinjë poshtë syve?

nga Argjenda Selmani

A ju mundojnë rrathët e zinjë rreth syve? Ndonjëherë zgjidhja e shumë problemeve është në shtëpinë tonë mirëpo thjesht ju duhet një udhëzim i duhur! Prandaj kemi një lajm të mirë për ju që doni t’i eleminoni rrathët e zi rreth syve!

Rrathët e zinj që krijohen rreth syve mund të largohen shumë lehtë përmes përdorimit të patates. Patatja ka në përmbajtjen e saj vitaminë C. Karbohidrate dhe niseshte vegjetale, të cilët janë shumë të ushqyeshëm për lëkurën dhe problematikat e mëposhtme.

Përdorni ashtu si fetat e trangujve

Sa herë që sillni ndërmend pamjen e lodhur të fytyrës dhe rrathët e zinjë poshtë syve, gjëja e parë që ju kujtohet të bëni është të vendosni feta të trangujve të freskët për të reduktuar inflamacionin e lëkurës. Ju këshillojmë të bëni të njëjtin veprim, por me feta patateje të gjallë. Feta të cilat nxisin qarkullimin e gjakut në këtë zonë në mënyrë të ndjeshme falë veprimit të antioksidantëve dhe vitaminës C.

Patatet mund t’i përdorni edhe për pjesën tjetër të fytyrës

Përveç vitaminës C, patatja përmban kalium, bakër dhe squfur. Të gjitha këto arrijnë të depërtojnë thellë në lëkurë duke eliminuar toksinat dhe papastërtitë e ndryshme dhe duke reduktuar aknet dhe pikat e zeza. Merrni një patate të vogël dhe priteni në feta të holla 3cm. Fërkoni me to fytyrën dhe më pas përhapni fetat në të gjithë fytyrën. Lidhini me fasho duke lënë të lirë hapësirën tek goja, hunda dhe sytë dhe lëreni të veprojë gjatë tërë natës. Të nesërmen në mëngjes lani fytyrën me ujë të ftohtë.

banner