Qysh me i largu rrudhat rreth syve?

nga Argjenda Selmani

Rrudhat rreth syve fillojnë të shfaqen duke u shkaktuar nga faktorët gjenetik që reduktojnë kollagjenin dhe elasticitetin  lekurës. Ka lloje të ndryshme të kremave që ndihmojnë apo parandalojnë shfaqjen e rrudhave rreth syve. Mirëpo këto duhet përdorur mbi moshën 25 vjeqare.

  • Nëse rrudhat fillojnë të shfaqen në moshë më të hershme atëherë merrni një sasi të vajit të kokosit organik dhe masazhoni zonën rreth syve.
  • Përsëritni  secilen ditë këtë procedurë.

Vitaima E

Vitamina E është një komponim kimik dhe një antioksidant i fuqishëm. Kjo do të thotë se ai mund të luftoj radikalaët të cilët kontribojnë në mplakjen e lëkurës.Antioksidantët mund të reagojnë me radikalët në molekulat e trupit, duke parandaluar reaksionin zinxhiror i cili shpie deri te dëmtimi i këtyre molekulave. Ata bëjnë neutralizimin e radikaleve pa dëmtuar indet tuaja dhe me këtë ndihmojnë në reduktimin e shpejtësisë me të cilën shfaqen rrudhat. Vitamina E gjithashtu ndihmon në luftimin e pezmatimeve dhe është hidratuese. Kjo do të thotë se blerja e produkteve të cilat përmbajnë vitaminë E është një zgjidhje e mirë për personat me lëkurë të ndjeshme.

Kremat kolagjene & kremat pro-kolagjen

Kolagjeni është një proteinë natyrale. Ai gjendet në lëkurën tonë dhe i jep asaj elasticitetin dhe qëndrueshmërinë. Lëkura e një bebeje është e mbushur me kolagjen, mirëpo me kalimin e kohës, ritmi me të cilin prodhohet kolagjeni zvogëlohet.

Kjo është si pasojë e procesit të mplakjes, mirëpo edhe si pasojë e zgjedhjeve tona. Si p.sh pirja e duhanit dhe rrezitja në diell reduktojnë prodhimin e kolagjenit. Për këtë arsye, kolagjeni përmendet në shumë krema kundër rrudhave. Fatkeqsisht, nuk është kaq e thjeshtë.