Qysh me i mbrojt fëmijët nga koronavirusi – COVID-19?

nga Flogerta Driza

Studime të ndryshme rreth COVID-19 thonë gjëra të ndryshme për infektimin e e fëmijëve me koronavirus. Disa prej tyre thonë se ata kanë më shumë imunitet dhe janë më pak të rrezikuar.

Megjithatë është e rëndësishme që t’i mbrojmë fëmijët sa më shumë që mundemi. Ju mund ta inkurajoni fëmijën tuaj të ndihmojë në ndalimin e përhapjes së COVID-19 duke i mësuar ata të bëjnë të njëjtat gjëra si ju për të qëndruar të shëndetshëm.

Shmangni totalisht kontaktin e fëmijeve me njerëzit te sëmurë

Qëndroni sa më shumë që mudeni në shtëpi bashkë me fëmijët. E dimë që kjo është gjë e vështirë por vetëm kështu mund t’i mbroni ata sepse kurrë nuk e dimë ku mund të hasim në të infektuar. Kështu që në këtë periudhë mbani ata largë kontakteve me njerëzit e tjerë jashtë familjes.

Lani shpesh duartë dhe mësoni ata të mbulojnë kollitjet dhe teshtitjet

Provoni bëni larjen e duarve si një lojë. Lani duartë bashkë me fëmijët shpesh me sapun dhe ujë për të paktën 20 sekonda. Veçanërisht pasi ata të kenë fryrë hundën, pasi të kolliten ose teshtitin. Natyrisht edhe pas shkuarjës në banjë dhe para se të hani ose përgatitni ushqim.

Pastroni lodrat

Pastroni dhe dezinfektoni sipërfaqet dhe objektet e prekura shpesh nga fëmijët. Këtu përfshihen edhe lodrat e tyre. Ato prej pelushi por edhe të tjerat. Të gjitha duhet larë e pastruar sa më shpesh të jetë e mundur sipas rregullave që parasheh prodhuesi i tyre.