Qysh Me i pastru monedhat e bakrit në pak sekonda?

nga Argjenda Selmani

Keni dëshirë që të i pastroni monedhat e bakrit në pak sekonda? Epo kjo është e mundur dhe shumë e thjeshtë madje. Thjesht duhet të ndiqni hapat e paktë të mëposhtëm.

Në një enë të vogël vendosni sasi të vogël të kripës së kuzhinës. Shtoni acid acetik apo uthul. Uthulla e bardhë është më e rekomandueshmja. Pastaj përzijeni me krip. Tani thjesht shtoni sasinë në pjesën e monedhës që doni ta pastroni. Efekti është i menjëhershëm dhe i dukshëm. Monedhat e bakrit do të shkëlqejnë.

A e keni ditur se..?

Bakri është një element kimik i cili në sistemin periodik gjendet me simbolin Cu dhe numrin rendor 29. Është një metal i periodës së 4 në grupin e 11 të sistemit periodik. Emri kuprum rrjedh prej fjalës cyprium “mineral nga ishulli i Qipros“. Bakri ka qenë metali i parë i përdorur nga njëriu për prodhimin e veglave të ndryshme si dhe të armëve. Sende prej bakri (unaza, gjerdanë, byzylykë etj.) jan gjetur në Irak 8700 vjet para erës së re.

Është metal i butë dhe i lakueshëm i cili lehtë telëzohet. Ka përçueshmëri shumë të lartë të nxehtësisë dhe elektricitetit. Sipërfaqja e sapo-ekspozuar e bakrit ka ngjyrë të portokalltë në të kuqe, por në prani të lagështisë dhe dioksidit të karbonit formohet një shtresë e gjelbër e karbonatit bazik të bakrit (II) i cili e mbron nga oksidimi i mëtejshëm.

Në përbërjet kimike bakri mund të jetë në gjendjen e oksidimit +1 dhe +2. Gjendja +1 oksidohet lehtë. Ajo është e qendrueshme vetëm në përbërjet e patretshme si: CuCl, Cu2O dhe në përbërjet komplekse. Gjendja e oksidimit +2 është më e zakonshmja. Joni Cu2+ ngjyros në të kaltër tretësirat ku ndodhet. Sulfati i bakrit CuSO4 përdoret në bujqësi si dezinfektant. Perberjet e bakrit jane te gjitha helmuese.