Qysh me i pastru rrobat duke përdorur uthull?

nga Argjenda Selmani

Uthulla është një forcues ngjyre natyral. A e keni ditur se kjo mund të bëhet me uthull? Nëse doni të forconi ngjyrën e rrobave tuaja të zbehta, përdorimi i uthullës është zgjidhja e duhur. Këtë mund ta bëni edhe kur lani rrobat në lavatriqe! Ja si duhet të veproni:

1.Shtoni ½ gote uthull të bardhë në lavatriqe për të mbrojtur ngjyrat nga zbehja.
2. Shtoni 1 gotë uthull në shpërlarjen e fundit të lavatriqes, sepse uthulla vepron si zbutës natyral i rrobave.
3. Aplikoni një sasi të uthullës në njolla dhe fërkoni njollat para se ti fusni rrobat në lavatriqe.

Përfitime të tjera nga uthulla

Studimet shkencore kanë treguar se pirja e uthullës përpara gjumit mund të jetë jashtëzakonisht mirëbërëse për pacientët e diagnostikuar me diabet. Një studim i Arizona State University tregoi se pirja e dy lugëve gjelle me uthull dhe pak djathë përpara gjumit së bashku me ilaçet kundër diabetit ulte ndjeshëm nivelet e sheqerit në gjak të nesërmen.

Gjatë stinës së ftohtë,  gjasat që të prekeni nga simptomat e gripit dhe të të ftohurës janë të mëdha. Bakteret përgjegjëse që përthajnë fytin shkatërrohen nga aciditeti i uthullës së mollës. Ekspertët rekomandojnë pirjen e një gllënke me uthull molle gjysëm deri në një orë përpara gjumit që në mëngjes të jeni si kokrra e mollës.