Qysh me i pastru tapetat dekorativë që të jetojnë më gjatë?

nga Argjenda Selmani

Tapetat dekorative i japin hijeshi dhomave tona. Mirëpo, që ato të qëndrojnë gjatë ashtu duhet t’i mirëmbajmë dhe t’i pastrojmë vazhdimisht.

Mirëpo si mund t’i pastrojmë tapetat që ato të jetojnë më gjatë?

  • Tapetat nga letra, e po ashtu edhe tapeta me fotografi/imazhe të ndryshme, më së lehti do të ishte t’i pastroni me një peshqir të lagur me alkool të paster për pastrim.
  • Në të gjitha llojet e tapetave do t’ua freskoni ngjyren nëse sfungjerin me të cilin do t’i pastroni ta keni lagur me ujë dhe uthull, apo me ujë amonaiak.
  • Njollat e zeza mund t’i pastroni me një pëlhurë të pastër të lagur me alkool për pastrim.
Duke u kujdesur për pastrimin e tyre në këtë mënyrë, mundësojmë një jetëgjatësi më të gjatë. Nga ana tjetër i shërbejnë dekorit në mënyrë të përkryer. Ndiqni udhëzimet e mësipërme dhe pastroni tapetat tuaj dekorative pa shumë lodhje.