Qysh me i ringjallë flokët tuaja në mënyrë krejt natyrale?

nga Argjenda Selmani

Kur është në pyetje shëndeti dhe bukuria e flokëve, ju sjellim lajme të mira. Nuk keni pse t’ju ekspozoheni kemikateve të dëmshme për ta nxitur rritjen e serishme të flokëve! Hulumtimet e deritanishme kanë vërtetuar se disa bimë kanë ndikim të shkëlqyeshëm në parandalimin humbjes së flokëve.

Qepa

Gjatë një hulumtimi, 20 prej 23 personave kanë lyer flokët me lëngun e qepës. Këtë e kanë bërë 2 herë në ditë, për 6 javë. Pas 6 javësh dendësia e qimeve ishte rritur dhe ishte parandaluar rënia e tyre.

Specat pikantë

Ekspertët kanë vërtetuar se personat të cilët për çdo ditë konsumojnë 6 mg speca pikantë pas 5 muajsh vërejnë trashjen e flokëve. Mirëpo ata theksojnë se para aplikimit duhet të këshillojnë mjekun.

Aloe vera

Aloe vera me shekuj përdoret për nxitjen dhe trashjen e qimes së flokut. Ekspertët kanë vërtetuar se është kombinim i hatashëm edhe rozmarina dhe sherbela. Rozmarina nxit rritjen e flokëve ndërsa që sherbela forcon qimen karshi faktorëve të shumë të dëmshëm që vijnë nga jashtë.