Qysh me i tërheq 10% nga Trusti?

nga Argjenda Selmani

Miratimi i Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike u ka mundësuar qytetarëve të Kosovë t’i tërheqin 10% nga Trusti i tyre personal.

Mirëpo qysh me i tërheq 10% nga Trusti?

– Pranimi i aplikacioneve për tërheqjen e 10% të kursimeve pensionale do të fillojë më 11.12.2020 në orën 15:00 (CET). Aplikimi mund të bëhet vetëm online përmes këtij portali. Klikoni KETU.
– Pas një kohe parat do të dalin me llogarinë tuaj.

Sipas Ligjit, tërheqja e parave nga Trusti mund të bëhet deri në 10% të parave të kursyera. Kushdo që ka deri në 10 mijë euro dhe i tërheq 1 mijë euro, shteti do t’ia rikthejë, por jo edhe atyre që kanë mbi 10 mijë euro.

Si ta dini sa para i keni në Trustin Pensional të Kursimeve?

Mjafton që të regjistroheni në sajtin e këtij institucioni, t’i jepni të dhënat e kërkuara dhe brenda 24-orësh, do t’ju jepet qasja në llogarinë tuaj të kursimeve.

Klikoni në këtë link sapo të hapet faqja, klikoni tek kolona “Dua të regjistrohem për llogari në eTrust” dhe pastaj jepni të dhënat e kërkuara, si dhe ngarkoni një kopje të letërnjoftimit, e fotografuar në të dy anët.

Pasi ta keni kryer këtë procedurë, dhe të shtypni në fund butonin “Dërgo”. Trusti ua dërgon një email, në të cilin ndodhet një link ku duhet të klikoni. Pas kësaj, brenda 24- orësh Trusti do t’ju jap qasje në llogari përmes një njoftimi përmes e-mailit. Mandej mund të shihni sa para ju janë grumbulluar dhe sa para mudn të tërhiqni nëse vendoset nga institucionet.

banner