Qysh me instalu një kartë grafike të re në PC-në tuaj?

nga Argjenda Selmani

Instalimi i një karte grafike të re, më të fuqishme mund të sjellë një ndryshim të jashtëzakonshëm për një PC. Sidomos kur bëhet fjalë për lojëra. Dhe duke qënë se nuk jeni duke rindërtuar nga fillimi një PC, kjo nuk është një detyrë jashtëzakonisht e komplikuar. Sidoqoftë, mund të duket disi shqetësuese për këdo që nuk ka hapur PC-në më parë. Shkurtimisht po ju përmbledhim dhe po ju ilustrojmë se si duhet të veproni.

Përgatitja e PC-it tuaj për GPU-në e re

Para se të instaloni një kartë grafike të re duhet të siguroheni që driverat e vjetër të kartës që po zëvendësoni janë çinstaluar. Nëse jeni duke instaluar një GPU të re dhe nuk keni tashmë një kartë të dedikuar, mund ta kaloni këtë pjesë.

Hapat e Instalimit

1- Fikni kompjuterin.

Image

2- Fikni ndezësin në pjesën e pasme të PC-së për të fikur furnizimin e PSU-së.
3- Nxirrni panelin anësor (zakonisht mbahet nga dy vida në pjesën e pasme).
Nëse nuk e keni të instaluar GPU-në, kaloni te Hapi 7.

Image

4- Hiqni vidhat që mbajnë GPU-në në pjesën e pasme.
5 – Shkyçni kapësen mbajtëse të PCI-së.
6- Hiqni GPU-në duke tërhequr jashtë lehtasi kartën.
7- Lëreni pezull GPU-në e re mbi kapësen e PCI-së.

Image

8- Shtypni poshtë GPU-në për të rrëshqitur lidhësin në pjesën e hapur
9- Sigurohuni që kyçja të bëhet sakt që të vendoset në vend. Kur ta kyçni do bëj një tingull kërrcitës.
10- Vidhosni pjesën e pasme për të siguruar kartën në shasi.
11- Rilidhni kabllot përkatëse të PSU-së.
12- Rilishni panelin anësor.

Image