Qysh me jep feedback për aplikacionin dua.com në iOS?

nga Argjenda Selmani

Aplikacioni dua.com që po bashkon shqiptarët, tashmë ka publikuar versionin beta në iOS. Aty mund të jepni feedback. Nëse jeni regjistruar si beta tester sigurisht tashmë keni shfletuar edhe aplikacionin. Si testues edhe përdorues i iOS ju mund të dërgoni përshtypjet tuaja për dua.com.

Për ta bërë këtë duhet të keni TestFlight 2.3 dhe iOS 12 apo iOS 13. Në iOS 12 mund të jepni përshtypjet vetëm përmes tekstit kurse në iOs 13 përmes tekstit dhe fotografisë (screenshot).

Kur hapni TestFlight aplikacioni ua jep mundësinë send beta feedback. Pastaj u jep edhe dy opsione: Include screenshot (nëse doni të shtoni fotografi të problemit që keni) ose don’t include screenshot (përshtypjen e shkruar si tekst).

Image

Kur bëni screenshot në Iphone telefoni në tabelen e opsioneve ju jep mundësinë të dërgoni feedback. Video më poshtë ju tregon se si mund ta bëni këtë:

Nëse jeni përdorues i android kliloni këtu për të mësuar se si mund të jepni feedback për dua.com

Mirëpo si funksionon dua.com?

Për të përdorur dua.com, së pari duhet ta shkarkoni aplikacionin në telefon dhe të krijoni një llogari. Ju mund të zgjedhni deri në tri fotografi dhe të shkruani një biografi interesante për veten. Krijimi i një profili atraktiv është një prej hapave kryesor kur krijohet llogaria në dua.com, sepse pikërisht profili do të jetë përshtypja e parë që do të jepni për veten te përdoruesit e tjerë.

Shpesh kemi ndëgjuar të thonë që dashuria nuk njeh kufi, e njejta vlen edhe për dua.com. Në këtë aplikacion mund të udhëtoni virtualisht përreth botës dhe të gjeni atë që ju pëlqen. Mjafton të shtypni lokacionin që dëshironi, dhe për një sekond nga Tirana do të fluturoni virtualisht në New York, nga Berlini në Prishtinë apo nga Shkupi në Itali.