Qysh me kërku rritje të pages?

nga Argjenda Selmani

Pas disa javëve, muajve apo viteve, keni kuptuar që më në fund meritoni ngritje të pagës. Gjasat janë që shefi juaj nuk e ka ndërmend ta marr këtë hap vetvetiu, andaj ju mbetet juve të ndërmerrni hapin e parë.

 Nuk ka rëndësi se sa i mirë jeni në negociata kur të vjen koha për rritje të pagës. Kjo punë definitivisht është art në vete. Para se të kërkoni rritje të pages, ju natyrisht duhet t’i keni të mirat e juaja. Kjo do të thotë që ju e meritoni këtë rritje dhe e dini se kjo gjë duhet bërë. Keni vetebesim. Para se të bëni dicka tjetër, ju duhet të tejkaloni ngurrimin. Zakonisht punëtoret pranojnë rritje të pavlerë prej 2% në të ardhurat vjetore pasi që kanë frikë të kërkojnë vetë atë.

Nuk duhet të keni frikë. Nëse e dini qe e meritoni rritjen, kërkojeni. Gjëja më e keqe që mund të ndodhë është që shefi juaj të thotë ‘Jo’. Bëjeni një listë për punët që keni kryer. Keni kujdes nga vetëbesimi i tepërt. Shkruani arritjet tuaja. Lexoni ato dhe mendoni se cfarë keni bërë për të ndryshuar dicka pozitivisht. Si p.sh. Të përmirsoni gjendjen e kompanisë. Nëse nuk ju kujtohet ndonjë shembull i mirë, atëherë mos e mashtroni vetën për rritje të pagës.

Por nese keni dicka për të thënë, atëherë ju duhet të fokusoheni në grumbullimin e ktyre të dhenave sikur të jeni duke shkruar ndonjë rezyme. Pavarësisht profesionit tuaj, ju gjithmonë mund të tregoni se si keni kontribuar më shumë se që është kërkuar në pershkrimin e punës. Vetem se duhet ta dini që punëdhenesit i deshirojnë rezultatet e prekshme. Bëhuni specifik dhe detajizoni në mënyrë që punëdhenesi mos të ketë hapësirë t’i kundërshtojë arritjet tuaja. Sa më i paqartë që jeni, aq me pak do t’i bejë përshtypje punëdhënesit kërkesa juaj.