Qysh me korrigju emrin apo mbiemrin?

nga Argjenda Selmani

Procedura dhe dokumentet e nevojshme për korrigjimin e emrit apo mbiemrit në Republikës e Kosovës është si vijon:

  • Certifikata e lindjes (origjinal);
  • Letërnjoftimi ose pasaporta (fotokopje);
  • Vërtetimi nga Gjykata kompetente se nuk ka lëndë aktive në Gjykatë ai person;
  • Deklarata e palës (mbi arsyet e ndryshimit); Nëse pala është e moshës jo-madhore kërkohet deklarata e prindërve;
  • Pagesa e taksës – për korrigjimin e të dhënave personale 2 Euro;
  • Pagesa e taksës – për ndryshimin e të dhënave personale 10 Euro.