Qysh me kriju gota të lezetshme nga shishet e birrës?

nga Flogerta Driza

Si me kriju gota nga shishet e birrës? A keni menduar ndonjëherë për një krijim të tillë? Jeni i dhënë pas DIY dhe ju pëlqen të jeni kreativ? Ju kemi sjellë një ide shumë interesante, sidomos nëse jeni i dhënë pas alkolit gjithashtu. 😀 

1. Pasi të keni bërë vijat ku dëshironi të preni grykën e birrës, gdhendini ato vija me skalper/bisturi.

gota

2. Pasi të keni gdhendur, merrni një enë me ujë të valët, dhe një tjetër me ujë të akullt. Futeni shishen në ujin e nxehtë për 15 sekonda, pastaj 15 sekonda në ujin e akullt. Ndërroni disa herë ujin për disa minuta derisa të dëgjoni një të kërrcitur në shishe, dhe pastaj largojeni grykën nga pjesa e poshtme me lehtësi.

pritini me kujdes

3. Lëmojeni për disa minuta pjesën e poshtme derisa të jeni të sigurt se mund të pini në të, pa u dëmtuar.

gota 4

4. Mbushini këto gota që krijuat me kokteje të ndryshme. Madje do t’ju ftonim t’i përdorni edhe për të pirë birrë. Pse jo, duket argëtuese apo jo?

koktejl