Qysh me kriju një profil atraktiv në dua.com?

nga Flogerta Driza

Aplikacioni që po bashkon shqiptarët, dua.com po përdoret nga shqiptarët anë e mbanë botës. Që të keni sukses ju duhet të krijoni një profil atraktiv. Kur krijoni llogari mund të lidheni me shqiptarët kudo në botë! Mjfafton të klikoni këtu. Aplikacioni dua.com do t’jua lehtësojë gjithë shqiptarëve gjetjen e personit të zemrës. Në vend se të përdorni platforma të huaja për takime online, tashmë e keni një shqiptare. Mirëpo si ta krijoni një profil atraktiv në dua.com?

Vendosni emrin e vertetë

Së pari, vendosni emrin tuaj të vërtetë në profilin tënd. Ju sygjerojmë të shmangni shkurtesat e emrit por të paraqiteni me emrin tuaj të vërtetë. Kësisoj do të dukeni më i pjekur. Dua.com nuk do ta shfaqë mbiemrin tuaj por vetëm emrin. Më vonë nëse doni t’ja tregoni një bashkëbiseduesi normalisht se do të jeni të lirë ta bëni këtë në biseda.

Tregohuni kreativ me fotografi

Në dua.com ju do të mund të vendosni tri fotografi. Saktësisht fotografinë e profilit dhe dy të tjera. Asesi mos vendosni fotografi me përmbajtje ofenduese. Zgjidhni fotografitë më të bukura që keni, ku gjithsesi shihet fytyra juaj. Mos i kurseni buzëqeshjet për personat që mund t’ju hasin në dua.com e mund t’ju pëlqejnë juve. Kështu profili juaj bëhet më atraktiv.

Mos u bëni shumë anonim

Aplikacioni dua.com ju jep mundësi që në profilin tuaj të jap disa të dhëna që nuk janë obligative. Aty përfshihen titulli i punës, edukimi, veprimtaritë tuaja, gjuhët që flisni si dhe përshkrimin për vete. Edhe nëse nuk doni t’i jepni të gjitha këto informata, të paktën plotësoni disa prej tyre. Kështu personi që ju shikon mund të krijojë një ide se çfarë tipi jeni dhe ta shoh a përshtateni.  Madje disa persona tashmë kanë filluar të tregohen shumë kreativ dhe qesharak me përshkrimet e tyre.

Shfrytëzoni mirë të gjitha mundësitë që dua.com i ofron

Si aplikacion për bashkimin e shqiptarëve dua.com përmban disa opsione mjaftë interesante. Edhe pse për momentin do të jetë në dispozicion vetëm fusha e dashurisë, dua love, në të ardhmen do të jetë e çasshëm edhe dua biz e dua help. Filtri i lokacionit është një nga veçoritë kryesore që ky aplikacion ofron.

Përveç që mund t’i shihni përdoruesit që ndodhen afër jush me dua.com ju mund të ‘fluturoni’ edhe në një lokacion tjetër. Këtë mund ta bëni duke zgjedhur tek lokacioni se shqiptarët e cilido qytet. Kështu mund të kërkoni në Paris, New York, Londër apo kudo që të dëshironi, me lehtësi. Kur ta shkarkoni dua.com udhëzuesi i përdorimit do të ju ndihmojë pa masë dhe me lehtësi do t’i mësoni gjitha gjërat që mund t’i bëni me këtë aplikacion.