Qysh me kriju spërkatës natyral kundër insekteve?

nga Argjenda Selmani

Insektet në ambientet ku jetojmë shpesh janë të bezdishme. Me siguri edhe ju keni provuar qindra metoda për t’i pakësuar ato. Megjithatë ka një spërkatës kundër insekteve që është mjaftë efektiv e që mund ta përgatisni në shtëpi. Ne po ju tregojmë se si. 

Përbërësit

1 gotë ujë
2 gota uthull
10 pika vaj menteje.

Përgatitja e spërkatërsit kundër

Në një shishe me spërkatës vendosni ujin dhe uthullën. Pastaj shtoni pastaj vajin dhe përzijeni spërkatësin e krijuar dhe spërkatni në ambientin ku qëndroni për të mbajtur insektet larg. Kështu spërkatësi kundër insekteve është gati.

Disa këshilla praktike

Insektet nuk mund të durojnë aromën e livandës, eukaliptusit të limonit, kedrit, çajit, karafilit dhe citroneles. Nëse në mbrëmje e lëni dritën ndezur dhe dritaren e hapur, do të hyjnë në shtëpi edhe nëse nuk ndiejnë erë.

Zgjidhja më e sigurt janë rrjetat në dritare, ndërsa mirë është që ta largoni edhe ujin e ndenjur. Atë në legenët për kafshë shtëpiake dhe ku i lani zogjtë, duheni t’i ndërroni të paktën dy herë në javë. Ndërsa nga kopshti t’i largoni artikujt që mbledhin ujin e shiut. Mushkonjat më së shumti janë aktive në mëngjes dhe mbrëmje për dallim nga mizat të cilat në atë kohë janë “të fjetura’, dhe është më lehtë t’i goditni me mjetin kundër tyre.

Më mirë është të masni pak më sipër se në mes sepse mizat reagojnë në rrezik ashtu që fluturojnë lart. Më të mirat janë mjetet e kuqe për t’i kapur mizat sepse mizat e shohin dobët këtë ngjyrë.