Qysh me largu plastikën e shkrirë nga shporeti?

nga Argjenda Selmani

Ndodhë që rastësisht të harrojmë pllakën e shporetit lëshuar, e të vendosim ndonjë gjë plastike mbi të. Për të larguar plastikën lehtësisht, ndiqni këto këshilla. 1.Mos tentoni ta largoni plastikën gjatë kohës që pllaka është ende e ngrohtë, pasi që vetëm do ta përkeqësoni gjendjen. 2.Pasi të jetë ftohur, mbuloni sipërfaqen e plastikës së shkrirë me sodë bikarboni. 3.Pastaj, spërkatni mbi sodë me uthull të bardhë. 4.Lejoni të veprojë për 1 minutë, dhe me pjesën e fortë të sfungjerit largoni plastikën e mbetur.