Qysh me lënë një review në dua marketplace?

nga Flogerta Driza

Qysh me lënë një review në dua marketplace? Nëse ju jeni një nga blerësit e shumtë në dua marketplace do të thotë se ju i doni, i përkrahni dhe i promovoni produktet vendase. Ky marketplace ofron produkte vendase, cilësore për të gjitha shijet dhe moshat. 

Për artistët dhe prodhuesit është shumë me rëndësi që t’i ndani përshtypjet dhe komentet tuaja, apo në anglisht ‘review’, pasi ta keni marrë produkin e porositur. Prandaj, në këtë artikull do të përpiqemi t’ju tregojmë se si mund ta bëni një gjë të tillë

Qysh me lënë review në dua marketplace?

  • Hyni tek produkteti që keni porositur dhe shkoni deri në fund të faqes. 
  • Aty shihni rubriken “Write a review” ose ndryshe “Shkruani përshtypjet tuaja”.
  • Plotësoni rubikën me emrin dhe e-mailin tuaj.
  • Vlerësoni me yje nga 1 deri në 5 produktin që keni marrë.
  • Nëse keni dëshirë ngarkoni edhe një foto të produktit që këni marrë.
  • Lini një titull për vlerësimin tuaj. 
  • Shkruani komentin tuaj dhe shtypin “Submit Review”. 
  • Kësisoj ju ndihmoni blerësit e ardhshëm pas jush për të vendosur në lidhje me porositë e tyre. 

Çka mund të blej në dua marketplace?

Duke u përpjekur të dërgojmë një pjesë të atdheut për secilin shqiptar kudo në botë, ne përpiqemi të pormovojmë kulturën e vlerat tona përmes artit e veshjeve. Në dua marketplace gjeni piktura, veshje, pjata, byzhyteri por edhe shumë produkte të tjera me elemente dhe motive shqiptare. 

Në webfaqën tonë ju mund të shfletoni secilin artist veç e veç, duke mësuar më tepër rreth punës së secilit prej tyre. Ka rëndësi të theksohet se dua marketplace ofron transport në gjithë botën.

banner