Qysh me lënë përshtypje të mirë që në fillim të një takimi?

nga Argjenda Selmani

Si me lënë përshtypje të mirë? A ju ka ndodhur ndonjëherë kur keni shkuar në ndonjë mbrëmje argëtuese, e keni kuptuar se pothuajse askush nuk duket i njohur për juve dhe të ndjeheni në mënyrë të pazakonshme?

Ekspertët japin dis këshilla se si të bëni një përshtypje të mirë njerëzve herën e parë. Pavarësisht se a bëhet fjalë për një aheng apo tubim të biznesit.

Qëndro i informuar

Ju duhet të jeni i mirë-informuar për ngjarjet aktuale në vend dhe në botë, por më shumë për industrinë argëtuese dhe botën e sportit. Shmangni politikën, thonë ekspertët.

Buzëqeshni

Kur jeni të rrethuar nga një grup njerëzish, bëhuni i pari që do të buzëqeshni dhe shikoni drejt në sy. Nëse ju kthehet buzëqeshja mbrapa, mund ta kontaktoni atë dhe të filloni bisedën.

Bëhuni kategorik

Për prezantim keni shtatë deri në nëntë sekonda, kur keni nevojë për të identifikuar emrin dhe në vend që të thoni atë që ju bëni, gjeni një objektiv tjetër. Kur Susan Roen, shkrimtare dhe sociologe, autore e librit, “Udhërrëfyes për një marrëdhënie të gjatë dhe të qëndrueshme”, pyeti një mashkull të panjohur në një aheng se me çka merret, ai iu përgjigj: “I ndihmojë të pasuri të flejnë më mirë”. Përgjigja e tij ishte intriguar menjëherë dhe kjo rezultoi se ai është një ekspert në sektorin e financës.

Fokusohuni në personin

Kur flasim me dikë, fokusohuni ndaj personit për të fituar përshtypjen se në atë kohë gjendet i vetëm përball jush.
Nuk ka më keq kur bisedoni me dikë dhe shikoni përreth për të parë se kush është i pranishëm.

Bëhuni i hapur

Tregoni interes për bashkëbiseduesin, por edhe ju flisni hapur për veten tuaj. Përpiquni të jeni të hapur për tema dhe mendime të ndryshme. Tregoni interes për temën që bashkëbiseduesi ka zgjedhur dhe jepni mendimin tuaj pa gjykuar tjetrin.