Qysh me liru hapësirë në iPhone apo iPad?

nga Argjenda Selmani

Nëse keni iPhone apo iPad me hapësirë 16GB gjasat janë të mëdha që keni problem me mungesë të hapësirës. Dhe këtë problem në shumicën e rasteve e shkaktojnë fotografitë dhe videot që i kemi në pajisjet tona. Por, ekziston një zgjidhje e këtij problemi që është Google Photos.

Hapi 1:
Shkarkojeni Google Photos në App Store.

Image

App Store
Hapi 2:

Pasi të instalohet hapeni dhe krijoni llogari në Google apo kyçuni direkt nëse veç keni.

Image

Kycuni me Google llogarinë që e keni

Hapi 3:
Gjatë procesit zgjedheni opsionin Back up & sync.

Image

Aktivizojeni opsionin Back up & sync

Hapi 4:
Lidhuni në Wifi që ky proces të përshpejtohet, pasi që për shkak të volumit të madh për herë të parë mund të vonohet ngarkimi.

Hapi 5:
Fshini fotografitë që i keni në pajisje, por së pari këtë duhet t’a bëni përmes Google Photos duke e zgjedhë opsionin Free up space.

Image

Fshini fotografitë duke e prekur opsionin Delete.

Hapi 6:
Tash duhet fshirë fotografitë dhe videot edhe në aplikacionin Photos.

  • Hapeni Photos aplikacionin.
  • Hyni te “Albums” dhe zgjedheni “Recently Deleted.”
  • Prekni “Select” në këndin e djathtë lartë.
  • Prekni “Delete All.”

Kjo është një procedurë e gjatë por që duhet bërë në fillim. Pastaj kohë pas kohe këtë procedurë e bëni vetëm nga Hapi 5 dhe poshtë.