Qysh me lujt futboll?

nga Argjenda Selmani

Futbolli është sporti më i popullarizuar në botë. Çdo grup moshë mund të mësoj dhe të luaj këtë sport. Janë hapa të lehtë mësimi i kontrollimit dhe lëvizjes së topit. Pasi t’i mësoni këto duke praktikuar mund të filloni edhe mësimin e rregullave të lojes. Dy anët kanë nga 11 lojtar të përbërë nga sulmuesit, mesfushorët, mbrojtësit dhe portieri. Pasi t’i mësoni rregullat e lojës do t’i mësoni edhe specifikat e këtyra pozitave. Por rregulli kryesor është që në futboll topi nuk guxon të preket me dorë.

Driblimi i topit është detyra e parë për çdo lojtar, në mënyrë që të kontrollohet topi. Filloni me topin para jush; kontrollë e mirë e topit është që në çdo lëvizje ta keni topin afër këmbës. Shtyjeni topin me pjesën e brendshmë të shputës gjatë lëvizjes. Praktikoni këtë me dy këmbët dhe për të ndalur topin vendosni këmbën mbi top. Provoni të përdorni kona, druj, ose topa të tjerë në mënyrë që të dribloni përmes tyre dhe kështu do ta përsosni kontrollin duke matur forcën dhe shpejtësinë me të cilën e shtyeni topin. Qysh me lujt futboll?1 Pasimi është esencial për lojën e futbollit. Përdorni pjesën e brendshmë të shputës për të pasuar. Ushtroni pasimin me dy këmbët deri sa të arrini saktësinë në pasime. Të njejtën e ushtroni edhe me pjesen e jashtme të shputës. Mos shikoni tërë kohën në top kur të pasoni. Poashtu ushtroni pranimin e topit kur dikush ju pason duke amortizuar shpejtësine e topit varësisht nga forca me të cilen keni pranuar pasimin. Qysh me lujt futboll?4 Sidoqoftë, këto janë këshilla ta thjeshta në formën e vet të cilat ju japin ide nëse thjesht jeni të ri në këtë sport. Por kujdes, mos pritni të bëheni superyll brenda natës. Ushtrimi i rregullt ju çon deri te përsosja e këtyre teknikave. Në fund të fundit praktikimi i këtij sporti do të ju sjell kënaqësi dhe aktivizim fizik. -