Qysh me marinu mishin për një shije unike?

nga Argjenda Selmani

Për me marinu mishin për skarë për një shije unike, duhet stil dhe shumë erëza. Pa marrë parasysh sa mirë bëhet pjekja e tij, mishi nuk do të jetë i shijshëm aq sa doni nëse nuk e marinoni ashtu siç duhet. Prandaj nëse këto ditë po planifikoni të bëni skarë me mish të kuq praktikoni një nga këto teknika të marinimit që ne po ju sygjerojmë.

Marinimi i zakonshëm

E vendosim në një tas për me marinu mishin për skarë. Më pas, shtojmë copa hudhre, rozmarinë të grirë, piper dhe verë të kuqe derisa mishi të mbulohet. I përziejmë të gjitha bashkë dhe e vendosim tasin në frigorifer për rreth 2 orë.

Marinimi me birrë

E vendosim mishin në një tas. Më pas, shtojmë një thelb hudhër të grirë, lëkurën e një portokalli organik, disa gjethe sherbele dhe piper kokërr. Hedhim birrë derisa të mbulohet mishi, e përziejmë dhe e lëmë të marinohet për të paktën 2 orë në një mjedis të freskët.

Marinim me mjaltë

Në një tas, hedhim 50 ml mjaltë, 30 ml uthull molle, piper dhe trumzë. Hedhim mishin, e përziejmë dhe e lëmë të marinohet për jo më shumë se 30 minuta në mjedis të freskët.

Marinimi me uthull balsamike

E vendosim mishin në një tas. Më pas, shtojmë uthull balsamike dhe vaj ulliri në sasi të barabartë, lëng limoni, borzilok të freskët dhe piper kokërr. E përziejmë mishin dhe e lëmë të marinohet jo më shumë se 30 minuta në një mjedis të freskët.

Varësisht nga preferenca, zgjedhni njërën nga këto metoda për marinimin e mishit për skarë dhe të jeni të sigurtë se