Qysh me marr abdes?

nga Argjenda Selmani

Rituali i pastrimit që muslimanët e kryejnë para lutjeve ditore njihet tek ne si abdes. Abdesi si proces para faljes kryhet në disa hapa.

Më poshtë mund të lexoni detajisht se cilët janë ata:

1. Së pari duhet t’i pastrojmë duart deri mbi shuplakë, duke fërkuar tri herë mirë mes gishtave dhe rreth thonjëve në të dy duart.

2. Shpërlajmë gojën tri herë.

3. Shpërlajmë hundët tri herë.

4. Lajmë fytyrën tri herë.

5. Pastrojmë dy duart gjer pas bërryli, duke filluar prej të djathtës.

6. Me duar të lagura prekim pjesën e përparme të kokës (një të katërtën)

7. Me duar të lagura i pastrojmë veshët. Pastrimin e veshëve e bëjme duke prekur me gishtin tregues brendinë e tyre e me të madhin pjesën e jashtme të veshëve.

8. Pastaj i pastrojmë dy këmbët gjer mbi nyje, duke pasur kujdes që të mos lëmë asnjë pjesë pa lagur.

Kështu përfundon edhe ky proces dhe jeni gati të vazhdoni tutje me lutjen e ditës.