Qysh me mbajt mend emrat e personave që sapo njihni?

nga Flogerta Driza

Si me mbajt mend emrat e njerezve qe sapo njihni? Në jetë ju ndodh që të njohni persona të ndryshëm, por ndodh edhe t’i harroni emrat e tyre. Këtu do të keni disa teknika që të mos harroni emrin e dikujt që sapo keni takuar.

Sigurisht, në fillim pyesni për emrin e personit që doni të mësoni e ta mbani mend. 😀 Pastaj mendoni: Si me mbajt mend emrat e atyre qe jua tregojne, pa i pyetur per se dyti.

Ja disa hile të thjeshta që do t’ju ndihmojnë:

Ndërsa ju tregon emrin shikoni ndonjë pjesë të fytyrës që është me të vërtetë e veçantë (bëni me kujdes që mos t’ju vërejë). P.sh. nëse ka ndonjë shenjë në fytyrë, ndonjë nishan apo gjëra që e dallon nga të tjerët.

Pa rënë në sy edhe këtu, futni në mendje emrin dhe fytyrën e personit duke përdorur ndonjë veti qesharake. Një shaka apo batutë çfarëdo, si për të çliruar tensionin e momentit. Kështu do mund ta kujtoni sa herë ju kujtohet batuta.

Përsëritni disa herë emrin e tij/saj gjatë bisedës.

Herën tjetër kur ta shihni personin vëreni veprimet apo mimikën e tij, dhe automatikisht do t’ju kthehet paramendimi që e keni pasur, e me këtë do ju kujtohet edhe emri.

Pse ka rëndësi të kujtoni emrat e njerëzve?

Të mbani mend emrin e një personi është në një farë mënyre kompliment, sepse personi tjetër do ndihet i respektuar dhe i rëndësishëm. Kjo aftësi mund t’ju vlej shumë nëse keni përballë jush klientë potencialë. Por jo vetëm klientë, kjo duhet të vlej edhe pë miqte e rinj që bëni, apo për kolegët e rinj e ata qëkeni në zyrë.