Qysh me gjet aplikacionin e dua.com në Play Store dhe App Store?

nga Flogerta Driza

Aplikacioni i dua.com më në fund është këtu në Play Store dhe App Store. Pash muajsh të tërë testimi dhe provash, lançuam versionin zyrtar. Versioni zyrtar i dua.com u lancua në orën 12:00.

Në thuajse kohë rekord shumë persona shkarkuan aplikacionin për të përdorur versionin e saj zyrtar me filtrat dhe gjithçka tjetër që aplikacioni i duas ka sjellë për përdoruesit. Nisur nga kërkesa e jashtëzakonshme e përdoruesëve tanë, po ju shpjegojmë qysh me e gjet app-in.

dua.com app përmes linqeve të gatshme në Play Store dhe App Store

Për ata përdorues që janë të interesuar, më poshtë po ju listojmë dy linqet përmes të cilave mund të gjeni dua.com si në Play Store ashtu edhe në App Store:

1- App Store
Ky link është për të gjithë përdoruesit e Iphone. Që ta gjeni menjëherë aplikacionin pa problem mjafton të klikoni më sipër dhe do mund ta shkarkoni aplikacion pa problem.

2- Play Store
Ndërsa nëse klikoni këtu, do mund të shkarkoni versionin e aplikacionit për ata që kanë telefona Android. 

dua.com përmes fjalëve kyçe

Për momentin, meqë aplikacioni sapo është lançuar, mund ta gjeni vetëm në Play Store duke shkruar në search bar: dua.com Albania.
dua.com është aplikacioni që po synon me bashku shqiptarët dhe tashmë është i prekshëm për të gjithë përdoruesit e saj.