Qysh me menaxhu stresin duke ndjekur këto 10 teknika?

nga Argjenda Selmani

Të gjithë kemi stres – në punë, në shtëpi madje edhe në rrugë. Mirëpo si ta menaxhojmë stresin? Ndonjëherë ndihemi të stresuar veçanërisht për shkak të një ndërveprimi të keq me dikë, ose kur kemi shumë punë, konflikte të përditshme si të ngecur në trafik etj. Stresi ditët e fundit është ngitur më shumë për shkak të distancimit social dhe vetëizolimit.

Stresi ju ​​ndalon të ndiheni dhe të bëni më të mirën tuaj – mendërisht, fizikisht dhe emocionalisht. Por askush nuk ka një jetë pa stres. Rëndësi ka që të dini se si të menaxhoni stresin në jetën tuaj. Provoni këto teknika të thjeshta për t’u marrë me të.

10 teknikat më të suksesshme që do t’ju ndihmojnë të menaxhoni stresin

Të ndaloni stresin në momentin kur ju nxjerr nga vetja është një veprim i mençur. Ja si mund ta menaxhoni më lehtë:

  1. Numëroni në 10 para se të flisni ose të reagoni.
  2. Frymoni ngadaltë dhe merrni frymë thellë, derisa të ndjeni që trupi juaj nuk po shtrëngohet më.
  3. Shkoni për një shëtitje, edhe nëse është vetëm deri në tualet, ballkon apo në dhomën e gjumit. Duke qënë se jeni të mbyllur në shtëpi, të merrni ajër të pastër në ballkon është ideja më e mirë.
  4. Provoni një meditim ose lutje të shpejtë për të parë problemin nga një perspektivë tjetër.
  5. Nëse nuk është urgjente, flini të qetë dhe përgjigjuni nesër. Kjo funksionon veçanërisht mirë për postat elektronike stresuese. Sidomos këto ditë që do punoni nga shtëpia.
  6. Largohuni nga situata për pak kohë dhe trajtojeni më vonë pasi gjërat të jenë qetësuar.
  7. Ndajini problemet e mëdha në pjesë më të vogla. Në vend që të përpiqeni të zgjidhni gjithçka menjëherë, zgjidhini ato pak nga pak.
  8. Dëgjoni muzikë të qetë ose një podcast frymëzues për t’ju ndihmuar të merreni me zemërimin tuaj.
  9. Bëni një pushim për të përkëdhelur qenin, përqafoni një njeriun tuaj të dashur ose bëni diçka për të ndihmuar dikë tjetër.
  10. Punoni ose bëni diçka aktive. Ushtrimi është antidot i shkëlqyer për stresin.