Qysh me mësu një gjuhë të re online sa më shpejt të jetë e mundur?

nga Argjenda Selmani

Te mesosh një gjuhë të re është një pasuri për secilin individ. Ditët e sotme nuk është domosdoshme të ndjekni shkolla të gjuhëve të huaja. Edhe nëse s’keni mundësi ta bëni atë ju mund të mësoni një gjuhë të huaj edhe online. Ja disa hapa që duhet t’i ndiqni:

Filloni me fjalët e thjeshta

Pasi të keni zgjedhur gjuhën që doni të mësoni kërkoni në fjalorët online dhe në videot që gjeni në internet fjalët më bazike të asaj gjuhe. Aty mund të mësoni lehtë si të prezantoheni në një gjuhë të huaj, të tregoni nga vini, moshën tuaj, etj. Video të tilla për fillestarët e një gjuhë ka në internet plotë.

Shkarkoni një aplikacion për mësimin e gjuhës së huaj

Një aplikacion për mësimin e gjuhëve do të bëhet shoku juaj më i mirë gjatë mësim tuaj të një gjuhe të ri. Ju sugjerojmë që të filloni me Duolingo. Qysh në fillim ky apilikacion do të ju jap qasje në informatat bazike të një gjuhe, do të ju mësojë dhe do të ju testojë. 

Para se të filsni një gjuhë te re dëgjojeni shumë atë

Veshi juaj duhet të mësohet me një gjuhë të re. Prandaj jepni vetës kohë. Dëgjojeni atë gjuhë të re që po e mësoni. Bëjeni përmes filmave, muzikës, emisioneve. Mësojeni veshin tuaj me të. Kësisoj mësoni më lehtë edhe si shqiptohen fjalët. Për fund, praktika është ndihma më e mirë e një gjuhe. Sa më shumë që e praktikoni aq më shumë do ta përvetësoni.