Qysh me nderru filterin e ajrit ne makine?

nga Argjenda Selmani

Makina juaj ka nevoje per ajer aq sa ka nevoje per karburant. Filteri i ajrit e mban motorrin larg pluhurit dhe insekteve. Nderroni ose pastrojeni filterin e ajrit ne periudha te caktuara ne menyre qe makina juaj te ece me se miri. Filterat e ajrit nuk jane te shtrenjte dhe eshte e lehte te behet nderrimi i tyre, andaj kete mund t'a beni edhe vete.

Hapi 1: Siguroni filterin e ajrit. Ai duhet te jete i njejte me ate qe gjendet brenda. Kontrolloni manualin e makines apo edhe dyqanet ku shiten pjeset e makinave ne menyre qe te gjeni filterin e duhur. 

Hapi 2: Siguroni makinen. Preferohet te parkoni makinen ne nje vend te rrafshet. Ngrijeni frenin e dores dhe vendoseni marshin ne te paren, ndersa ne P/Park ne marshin automatik, dhe mbani te fikur makinen.

Hapi 3: Hapeni kapakun e motorrit. Sigurohuni qe ta vendosni mbajtesen e kapakut dhe qe kapaku te qendroj sigurte i hapur.

Hapi 4: Lokalizoni filterin e ajrit. Filteri i ajrit zakonisht eshte i vendosur shume afer motorrit. 

Hapi 5: Largoni kapakun e filterit. Kjo varet se ne cfare menyre eshte i mbyllur. Mund te jete i mbyllur me vida (shtrafa), mund te jete me grepa te telit apo edhe forma tjera. Me rendesi eshte qe te hapet me kujdes.

Hapi 6: Largoni filterin e ajrit. Tani mund ta shihni filterin ne forme katrore apo edhe te rrumbullaket i perbere nga pambuku, letra apo fasha.

Hapi 7: Kete hap mund t'a anashkaloni nese keni filter te ri. Pastroni filterin. Kete mund ta beni me kompresor ne menyre qe ta largoni pluhurin, apo edhe thithesen elektrike me te cilen e terhiqni pluhurin ne te. 

Hapi 8: Vendoseni filterin. Zevendesoni filterin e vjeter me te riun. Thjeshte vendoseni ne ate forme qe ishte edhe i vjetri, pra me pamjen e pambukut larte. Sigurohuni qe eshte vendosur mire.

Hapi 9: Vendoseni kapakun e filterit. Me kujdes te shtuar mbylleni kapakun e filterit qe keni hapur me pare.

Hapi 10: Kontrolloni filterin rregullisht ne periudha te caktuara ne menyre qe makina juaj te merr fryme me efikasitetin maksimal duke mbajtur pluhurin large. Nderroni filterin cdo 50,000 km ose njehere ne vit. Nese ngisni makinen tuaj ne zona me pluhur, atehere keni nevoje ta nderroni me shpesh. Manuali i makines suaj duhet t'i kete te shkruara diku rekomandimet per makinen tuaj per kete gje.