Qysh Me Ndreq Foto?

nga Argjenda Selmani

Qysh-Me-Ndreq-Foto

Programi që përdoret më së shumti për editim apo rregullim të fotove është Adobe Photoshop. Photoshopin për të e mësuar nuk është shumë vështirë. Në këtë artikull do ju mësojmë disa opcione bazike të photoshopit, kurse për të mësuar më shumë ju mund të lexoni tutoriale për photoshop.

Veglat Bazike

Qysh-Me-Ndreq-Foto-2

  • Move Tool – Përdoret për të lëvizur objekte apo ndonjë pjesë të asaj që jeni duke dizajnuar
  • Marquee Tool – Përdoret për selektim të ndonjë pjese të caktuar
  • Wand Tool – Përdoret për të selektuar një pjesë të caktuar me ngjyrë të caktuar(psh nëse doni të selektoni një zonë me ngjyrë të kuqe, përdorni wand tool)
  • Brush Tool – Përdoret për të vendosur brusha të ndryshme në foto. Poashtu ju mund të shkarkoni falas brusha të bukura të cilat nuk janë në photoshop.
  • History Brush – Ju kthen prapa në formën që ka qenë selektimi më parë
  • Eraser Tool – Përdoret për të fshirje
  • Dodge Tool – Përdoret për ndriçim të pjesëve të ndryshme
  • Type Tool – Përdoret për vendosje të tekstit. Këto janë veglat bazike, kurse për më shumë ju duhet të vizitoni linkun e parë për mësime online. Përveç photoshopit, nëse doni të editoni foto më shpejt dhe më lehtë, keni disa faqe online si:

lunapic online photo editor FotoFlexer pixlr Editor.Pho.to

banner