Qysh me ndryshu fjalëkalimin e wireless-it?

nga Argjenda Selmani

Për të ndryshuar fjalëkalimin e wireless është e thjeshtë.  Kjo gjë shpesh herë është e nevojshme. Për arsye sepse shpesh herë ndodh që dikush keqpërdor wirelessin tuaj.

Përdorimi apo keq përdorimi nga ana e dikujt tjetër mund t’ju shkaktojë shumë probleme. Psh ata persona mund të jenë duke shkarkuar filma ose duke ju dëmtuar juve. Pë ta ndryshuar ndiqni hapat e mëposhtëm:

Hapi 1: Së pari hapni një shfletues interneti, atë që e përdorni më së shumti. P.sh Google Chrome. Pastaj edhe në shiritin për kërkim shkruani tplinklogin.net

Hapi 2: Së paret hapet një kornizë e cila kërkon një emër përdorues-username. E kërkon edhe një fjalëkalim-password, që të dyja janë admin.

Hapi 3: Pastaj pasi të kyçeni në anën e majtë zgjedhni opcionin Wireless, pastaj nën opcionin Wireless security.

Hapi 4: Tani ndodheni tek korniza ku shkruan “Password”, shkruajeni fjalëkalimin e ri. Pra aty gjendet fjalëkalimi i vjetër natyrisht.

Hapi 5: Pastaj klikoni “Save”, dhe pas një restartimi të kompjuterit, do të aktivizohet fjalëkalimi i ri.

Kësisoj, me passwordin e ri, wireless-i juaj është më i sigurtë. Nëse dëshironi që të mos keqpërdoret atëherë mos e ndani fjalëkalimin me shumë njerëz. Në anën tjetër, ekspertët e sigurisë kibernetike rekomandojnë që fjalëkalimi të përmbajë edhe numra edhe simbole në mënyrë që të jetë më i fortë.