Qysh me nxjerr një foto kryesore nga një Live Photo në iPhone?

nga Argjenda Selmani

Nëse keni realizuar ndonjëherë një video-fotografi ose siç quhet ndryshe Live Photo në iPhon-in tuaj, teknikisht keni krijuar një videoklip të shkurtër të bashkangjitur në një imazh.

Nëse nuk ju pëlqen video – fotografia që bët, është e mundur të nxirrni një foto tjetër nga videoklipi dhe mund ta ruani. Ja sesi:

Së pari, hapni Photos app. Shfletoni fotot tuaja derisa të gjeni Live Photo që dëshironi të punoni. Klikoni në të për ta parë në detaje. Pastaj klikoni butonin “Edit” në anën e sipërme në të djathtë të ekranit.

foto kryesore

Në pjesën e Edit, kliko tek ikona “Live Photo” në fundit të ekranit. (Ikona e Fotot Live duket si tre rrath njeri pas tjetrit.)

foto kryesore

Një shirit filmi do të shfaqet poshtë Live Photos. Tërhiqeni gishtin përgjatë shiritit të filmit derisa të gjeni imazhin që dëshironi të nxirrni veçmas. Bëjeni këtë si “Foto kryesore” – foto që përfaqëson vizualisht Live Photo-n kur e shihni në Photo App.

Image

Pasi të ngrini gishtin nga shiriti i filmit, do të shfaqet një flluskë që do t’ju thotë “Bëjeni Foton kryesore”. Klikoni.

foto kryesore

Fotoja kryesore do të vendoset dhe pas kësaj klikoni “Done” për të dal nga Edit screen.

Image

Kur të ktheheni në ekranin e detajeve të fotove, do të vini re se imazhi ka ndryshuar në atë që keni zgjedhur.

Image

Për të nxjerrë imazhin ndërsa e lini të paprekur Live Photon origjinale, kopjojeni atë. Së pari, klikoni mbi butonin “Share” (i cili duket si një katror me një shigjetë të drejtuar lart nga ajo).

Në menunë Share, shkoni poshtë dhe klikoni “Duplicate”.

Live Photo

Një pop-up do të shfaqet duke ju pyetur nëse doni të kopjoni foton si një Live Photo apo si një Foto Fikse. klikoni mbi “Dubliko si fotografi fikse”.

Live Photo

Pas kësaj, një fotografi e re e dublikuar e kornizës kryesore që keni zgjedhur do të shfaqet në bibliotekën tuaj të fotografive pranë Origjinal Photo Live. Nga atje, mund ta përpunoni ose ta ndani ashtu si dëshironi.

Nëse dëshironi, mund të ktheheni te Live Photo-ja juaj origjinale dhe klikoni sërish tek “Edit” dhe pastaj “Revert” përsëri në kornizën origjinale të Live Photo. Kjo do të rikthejë Live Photo në cilësimet e saj origjinale.

Mbani në mend se rezolucioni i fotografisë së nxjerrë mund të mos përputhet me atë të një fotografie tipike në iPhone. Kjo sepse sapo keni nxjerrë një imaxh fiks nga një video dhe pajisjet Apple regjistrojnë një live-photo me një rezolucion më të ulët sesa fotot fikse. Megjithatë, është një tipar mjaft ineteresant për tu pasur. Argëtohuni!