Qysh me nxjerrë certifikatën e bashkësisë familjare?

nga Argjenda Selmani

Certifikata familjare është një nga dokumentet më të rëndësishme kur na duhet të aplikojmë për gjëra të ndryshme.
Nëse ju duhet të nxjerrni një të tillë dhe nuk e dini si mund ta bëni këtë, lexoni këtë artikull deri në fund! Procedura dhe dokumentet e nevojshme për nxjerrjen e certifikatës së bashkësisë familjare në Republikës së Kosovës është si vijon më poshtë.

Duhet të shkoni në Komunën të cilës i takoni dhe të keni me vete këto dokumente:

1. Letërnjoftimin (fotokopje) Ekstraktin e lindjes dhe kurorëzimit (fotokopje)

2. Ekstraktet e lindjes për të gjithë anëtarët e familjes së ngushtë me të cilët jeton në bashkësi familjare (fotokopje)

Për tu paisur me këtë dokument ju duhet të paguani në Komuën tuaj taksën prej 2 eurosh.