Qysh me nxjerrë certifikatën e statusit martesor?

nga Argjenda Selmani
Procedura dhe dokumentet e nevojshme për nxjerrjen e certifikatës së statusit martesor në Republikës së Kosovës është si vijon:
  • Ekstrakti i lindjes (fotokopje).
  • Letërnjoftimi i palës dhe dëshmitarëve (fotokopje).
  • Deklarata me dy dëshmitarë. Procedura e dhënies së deklaratës kryhet te zyrtari kompetent komunal.
  • Nëse pala është shkurorëzuar: Aktgjykimi mbi shkurorëzimin nga Gjykata kompetente vendore.
  • Nëse pala ka prish martesën në botën e jashtme: Aktgjykimi i atij shteti të pranohet me aktvendim të Gjykatës Themelore, si dëshmi.
  • Nëse pala jeton jashtë Kosovës, vërtetimi nga noteri i atij shteti se pala nuk ka të lidhur martesë në atë shtet ose nga ofiqaria e gjendjes civile.
  • Nëse dokumenti është humbur-certifikata lëshohet vetëm me dëshmi te raportit nga policia.
  • Pagesa e taksës 1 euro.