Shumë shpesh për çështje menaxhimi dhe kontrolli, neve na duhet t’i dimë të hyrat dhe shpenzimet tona në çdo kohë. Për t’i menaxhuar parat është shumë më e lehtë kur ke në dispozicion informatat më afër. Shërbimi e-Bilanci ju mundëson të keni qasje në llogarinë tuaj bankare në çdo kohë nga shtëpia apo përmes pajisjes së këndit informues që është i vendosur në Zonat 24/7. Mjafton që të keni llogari në Bankën ProCredit dhe të lidhni marrëveshje me bankën paraprakisht. Për më tepër, ky shërbim ofrohet falas nga Banka ProCredit për klientët e saj.
Cilat janë llogaritë që mund të shihen përmes e-Bilancit?
- Bilanci i llogarisë rrjedhëse
- Bilanci i llogarisë së kursimit
- Bilanci i llogarisë me afat
- Bilanci i kredisë
- Bilanci i kartelës së kreditit Klikoni Zonat 24/7 për lokacionet më të afërta.
Shikoni videon udhëzuese për t’i parë hap pas hapi si të shikoni bilancin e llogarisë në internet: