Qysh me pa historikun e njoftimeve në Androidin tuaj?

nga Flogerta Driza

Android 11 ka përfshirë në versionin e vet “Historikun e njoftimeve”. Ai është një regjistër që mban çdo njoftim që keni hedhur poshtë. Ja se si ta përdorni. Njoftimet janë një komponent kyç i smartfonave, kështu që mund të jetë acaruese nëse aksidentalisht humbisni një njoftim përpara se ta lexoni. 

Karakteristika e Historikut të Njoftimeve nuk është e aktivizuar si parazgjedhje. Sapo të aktivizohet, do të mbajë një regjistër të çdo njoftimi që është fshirë gjatë 24 orëve të fundit. Kjo përfshin njoftimet dhe sinjalizimet e sistemit që shfaqen dhe zhduken vetë.

Në telefonin ose tabletën tuaj Android, rrëshqitni poshtë nga maja e ekranit (një ose dy herë në varësi të prodhuesit të pajisjes suaj), më pas klikoni ikonën “Gear” për të hapur menunë “Settings”.

historikun e njoftimeve
Zgjidhni opsionin “Apps & Notifications” nga menuja.
historikun e njoftimeve
Më pas, klikoni “Njoftimet”.
AplikacioniSë fundmi, ndërroni çelësin në pjesën e sipërme të ekranit për “Përdorni historikun e njoftimeve”.
AndroidRegjistri do të jetë bosh në fillim. Mirëpo do të fillojë të ruajë njoftimet pasi ta keni aktivizuar funksionin. Sapo njoftimet të shfaqen në regjistër, klikimi i tyre do t’ju çojë në aplikacionin e bashkangjitur. Ashtu si një njoftim i rregullt.
ANdroidHerën tjetër kur fshini aksidentalisht një njoftim, mund të vizitoni këtë seksion për të parë se çfarë ishte!
informacion