Qysh me paketu nje valigje të vogël për udhëtim të shkurtër?

nga Argjenda Selmani

Me paketu nje valigje është përherë një sfidë më vete. Sa herë kur niseni për rrugëtim nervozoheni sepse mund të merrni vetëm një qantë të vogël që nuk ua zë të gjitha gjërat? Kjo gjë do të ju ndodh më  pasi të mësoni disa taktika se qysh me paketu një valigje të vogël. 

Rrokullisni rrobat per me paketu nje valigje 

Të gjithë punëtorët e fluturimeve deri tek anëtarët e ushtrisë e dinë këtë mashtrim. Rrokullisja e rrobave tuaja është mënyra më mirë për të zënë sa më shumë në një valixhe. Plus, rrobat e rrokullisura nuk  rrudhen shumë se rrobat e palosura.

Vendosini gjërat brenda këpucëve

Këpucët marrin shumë hapësirë ​​brenda një valixhe. Kështu që bëni që ata të kryejnë detyrë të dyfishtë duke i mbushur plot sende të vogla si bizhuterivnë një çantë të kyçur me zinxhir, çorape, mbathje e gjësende të tjëra të vogla.

Mbylleni çantën njëherë dhe hapeni sërish për të shtuar gjëra

Kjo mund të duket e çuditshme por provojeni. Kur ju duket se çanta juaj nuk zë më gjera të tjerë mbylleni me zingjirë edhe nëse ju duhet t’i uleni sipër, dhe pastaj më vonë hapeni sërish. Pasi gjërat në valigjen tuaj të jenë ngjeshur do të shihni se keni diku-diku disa hapësira të reja për të futur gjëra të vogla.