Qysh me pastru dhomën sa më shpejt?

nga Flogerta Driza

Pastrimi i dhomës mund të ju merr shumë kohë, megjithatë në këtë artikull do të mundohemi të ju tregojmë se si ta pastroni dhomën tuaj në një mënyrë të shpejtë.

Përgatisni një listë me këngët tuaja të preferuara

 Mundësisht të jenë këngë që ju shtyjnë t’i bëni gjërat më shpejtë. Por, mos e përdorni telefonin për muzikë, pasi mund t’ju vijnë mesazhe dhe t’ju hutojnë, e kjo do ju merr shumë kohë.

Vendoseni një shportë të vogël

Kjo do t’ju duhet në vazhdimësi secilën ditë. Aty mund t’i hidhini të gjitha mbeturinat e vogla. Kjo shportë do ju ndihmojë në mirëmbajtjen e përgjithshme të dhomës gjithmonë

Palosni rrobat tuaja

Së pari ndani rrobat në në dy grupe. Në ato të pastrata dhe të ndotura. Rrobat e ndoturat i vendosni në koshin e të ndoturave, kurse të pastrat në dollap. Largoni të gjitha këpucët që i keni në dhomë, sepse mund të shkelni mbi to e mund t’ju pengojnë. 

Largoni gjërat që i takojnë dhomave tjera

Ka shumë rëndësi që t’i largoni gjërat që i takojnë dhomave tjera dhet’i  vendosini në vendin e duhur. P.sh. ndonjë dekorim që i takon dhomës së ditës etj. Kështu do të fitoni më shumë hapësirë. Gjithçka që është e panovjshme nëpër dysheme kapeni dhe hiqeni. Filloni nga një anë e dhomës në tjetrën.

Përdoreni fshesën elektrike

Mos harroni të fshini edhe poshtë, pra dyshemenë apo tepihun. Kjo është pjesë e rëndësishme e pastërtisë së dhomës.

Rregulloni krevatin

Thuhet që njerëzit që rregullojnë krevatin gjithmonë në mëngjes e kanë jetën e tyre në kontroll. Provoni ta bëni edhe ju këtë. Rreguloni edhe çdo gjë tjetër që ka nevojë për sistemim.

Freskoni dhomën me ndonjë sprej apo aromë freskuese

Një aromë e freskët është gjithmonë e mirë për dhomën, përveç nëse jeni alergjik. Prandaj përdorni aromatizues të ndryshëm.

Mbajeni dhomën të rregullt

Vendosja e gjërave në vendin e duhur dhe heqja e atyre që nuk ju duhen gjatë pastrimit, ju kursen shumë kohë për çdo pastrim që bëni. shtratit dhe qoshet e dhomës.