Qysh me pastru furrën e me detergjent të thjeshtë?

nga Flogerta Driza

Sa shpesh e pastroni furrën? Ose më mirë të pyesim, sa llojë detergjentësh i keni ndërruar deri tash për pastrimin e saj. Ju patjetër se duhet të pastroni furrën e sobës. Sepse aty gatuhet e piqen shumë tava të mira. Ndaj që çdo tavë që gatuani të ruaj aromën e saj. Ne po ju tregojmë një mënyrë se si duhet ta pastroni me një detergjent të thjeshtë.

1. Së pari largoni raftin e furrës. Në mënyrë që t’i bëni një pastrim të  thellë vendoseni atë në lavaman të mbushur me ujë të nxehtë dhe disa pika detergjent enësh. Lëreni të qëndrojë aty për deri sa minuta në mënyrë që papastërtitë më të mëdha të shkrihen.

furrën e sobës

2. Përgatisni një tretësirë pastruese. Marrim një shishe me spërkatës dhe shtojmë 4 lugë sodë bikarbone dhe e mbushim pjesën tjetër me ujë.
furrën e sobës

3. Spërkatni të gjithë hapësirën brenda furrës, duke u fokusuar më shumë në pjesët të cilat ka më shumë njolla. Kujdesuni që të jetë mbuluar e gjithë hapësira.

Young woman cleaning oven in the kitchen.

4. Lëreni tretësirën të veprojë për të paktën 1 orë. Vetëm në këtë mënyrë do ta ketë efektin e vetë

furre 3

5. Largoni ndyrësirat me anën e fortë të sfungjerit të enëve. Fshijeni me sfrungjer të gjithë hapësirën brenda furrës.
furre5

6. Pastroni furrën e sobës edhe një herë me leckë të lagur me uthull dhe ujë. Në fund shpërlajeni edhe raftin e furrës. Thajeni dhe vendoseni në vend. Furra juaj tashmë është e pastër.