Qysh me pastru mëlçinë me pije natyrale?

nga Argjenda Selmani

Mëlçia është një ndër organet më të rëndësishmet për organizmin e njeriut. Për këtë arsye mëlçinë duhet pastruar. Kjo sepse kryen disa funskione në organizëm, si djegia e yndyrërave, largimin e toksinave dhe shumë të tjera. Por, ushqimi jo i duhur dhe një stil jete jo i shëndetshëm bën që mëlçia juaj të mos funksionojë ashtu si duhet, madje edhe të dëmtohet. Përpos që duhet të hani ushqime të shëndetshme, ne ju sjellim edhe një lëng që do t’ju ndihmojë ta pastroni mëlçinë.

Përbërësit për pijen që pastron mëlçinë

  • 2 limonë
  • 1 trangull
  • 1 grusht majdanoz
  • 200 ml ujë

Si ta përgatisni këtë lëng dhe si ta përdorni atë?

Vendosni të gjithë përbërësit në një mikser (blender) derisa të formoni pijen. Këtë pije konsumojeni 1 ose 2 herë në ditë, për një muaj rresht. Më pas pushoni dy javë, dhe mund ta përsërisni këtë tretje sërish.

Mëlçia dhe funksionet e mëlçisë

Mëlçia është një fabrike gjigande e trupit, nxehtësia e prodhuar nga reaksionet e ndryshme kimike kontribuon në ngrohjen e përgjithshme të trupit.Mëlçia sekreton (prodhon) BILEN (lëngu i tëmthit) që përbëhet, kryesisht, nga kripërat biliare ( glikolati i natriumit e taurokolati), pigmentet biliare (bilirubina e biliverdina), kolesterolin e lecitinën. Për secilin problem të mundshëm që mund të keni kontaktoni me hepatologun, doktorin e mëlçisë. Ka shumë rëndësi që të reagoni në momentin e duhur që gjërat të mos keqësohen.